Infermierët e Forcave të Armatosura angazhohen në vaksinimin masiv të popullsisë

Bluzat e bardha të Forcave të Armatosura u janë bashkuar kolegëve të tyre të sistemit publik shëndetësor, në vaksinimin masiv të popullsisë ndaj Covid-19.

Aktualisht, mjekët dhe infermierët e FA janë angazhuar për vaksinimin e personave mbi 70 vjeç, në qendrën e ngritur për këtë qëllim në sheshin “Skënderbej”.

Angazhimi i mjekëve dhe infermierëve të Forcave të Armatosura vjen si një përpjekje për të arritur synimin për të vaksinuar të gjithë popullatën brenda pranverës së vitit të ardhshëm.