Kim poston foton me Soreca-n: Bashkëpunimi SHBA-BE në mbështetje të Shqipërisë, më i fortë se kurrë

kim soreca 600x338

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka postuar në rrjetet sociale një foto me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ku thekson se “bashkëpunimi midis SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë”.

“Shumë sfida përpara nesh, zbatimi i Reformës në Drejtësi, zgjedhjet e 25 prillit, rruga e Shqipërisë për në BE, por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe unë biem dakord se bashkëpunimi midis SHBA dhe BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë”, lexohet në postimin e Yuri Kim.