Kosova fillon zyrtarisht sot fushatën e vaksinimit

MB KOSOVA.duplicate frame 101 1100x620

Pas mbërritjes së 24 mijë dozave të para të vaksinës AstraZeneca, Kosova fillon sot zyrtarisht vaksinimin. Në plan të parë janë stafet mjekësore dhe të moshuarit mbi 80 vjeç me probleme shëndetësore.

Lajmin e dha gjatë konferencës së djeshme me kryetarët e bashkive, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i cili shtoi se në bashkitë e tjera procesi fillon të enjten ose të premten.

Kryebashkiakët i konfirmuan ministrit se kanë bërë gati pikat e vaksinimit dhe presin sasinë respektive të vaksinave.