Liqeni i plastikës, nuk shpëtoi dot edhe pse 4 mijë metra mbi nivelin e detit

Liqeni Uru Uru në Bolivi, dikur ishte një oaz i bukurisë natyrore i mbushur me shpendë të ndryshëm, kishte numrin më të madh të flamingove në rajon, por sot është i mbushur vetëm me mbeturina plastike!

Grumbujt e mbeturinave besohet se vijnë nga qyteti Oruro përmes lumit Tagarete, ku banorët hedhin aty mbeturinat e tyre, por të njëjtën gjë bëjnë edhe kompanitë lokale të minierave. Rruga ujore nuk ka dalje në det, kështu që mbeturinat kanë mbetur aty të grumbulluara prej vitesh.

Liqeni ndodhet në një lartësi gati 4 mijë metra mbi nivelin e detit në malet e Andeve. Limber Sanchez, një ekolog, ka thënë se materialet e nxjerra nga një minierë aty pranë kanë shkatërruar gjallesat ujore. “Krahas plastikës është edhe ndikimi i ujit acid nga miniera e cila derdh mbetjet në lumin Tagarete thuajse gjatë gjithë vitit.

5 viteve më parë, liqeni thuajse u tha totalisht për shkak të një thatësire të madhe. Në atë kohë, ekspertët e përshkruan thatësirën si një katastrofë mjedisore të shkaktuar nga ndryshimi i klimës dhe shfrytëzimi pa kriter i ujit nga minierat aty pranë.