Manastirliu: 100 mijë të vaksinuar deri sot, po afrohet drita në fund të tunelit

manastirliu vaksina kineze ne shqiperi 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një statusi në Facebook, bëri të ditur se këtë të martë ka arritur në 100 mijë numri i të vaksinuarve në Shqipëri.

“100 mijë të vaksinuar deri sot. 100 mijë jetë më të mbrojtura. Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit”, shkruan Manastirliu.

Të dielën nisi vaksinimi masiv në Shqipëri, duke bërë që me mijëra qytetarë të marrin vaksinën kineze.