Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Manastirliu: Të moshuarve që e kanë të pamundur të shkojnë në qendra, do t’ju kryhet vaksinimi në shtëpi

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 18:03 | Aktualitet
Manastirliu: Të moshuarve që e kanë të pamundur të

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv për të moshuarit në Laç, Mirditë dhe Lezhë.

Manastirliu ka bërë me dije se ditën e sotme ne vend arrihet në mbi 100 mijë vaksinime të kryera.

“Po vijojmë në të gjithë qytetet dhe në fshatra, në qendra shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të oërqëndruar. Në të gjithë vendin vetëm në dy ditët e para të vaksinimit masiv janë kryer mbi 30 mijë vaksinime. Në total bashkë me dozat e dyta sot shkojmë në mbi 100 mijë vaksinime, nga dita e parë që kemi filluar vaksinimin”, tha  Manastirliu.

Nga Rubiku, Manastirliu ka bërë me dije se të moshuarve që e kanë të pamundur të shkojnë në qendra, do t’ju kryhet vaksinimi në shtëpi.

“E di shumë mirë që gjithë qendrat shëndetësore kanë bërë një punë voluminoze. Na duhet që të vijojmë tani me të gjithë të moshuarit. Edhe për ata që janë të pamundur për të ardhur në qendrën shëndetësore të shkojmë në shtëpi, t’ua bëjmë”, tha Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se objektivi është të arrihen deri nw 30 mijë vaksinime në ditë, me qëllim përmbylljen e vaksinimit për të moshuarit sa më parë.

“Ne në fakt tani që kemi siguruar sasitë, me 20 mijëshin e arritur dje, jemi vetëm në fillim. Edhe mund të shkojmë lirshëm në 30 mijë në ditë. Që do të thotë që në një kohë shumë më të shpejtë se sa dhe kishim parashikuar, ne mund të bëjmë dozën e parë masivisht”, nënvizoi Kryeministri Edi Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë