Nga Skënderbeu, tek Enver Hoxha, posteri i propagandës, Rubens Shima analizon imazhet

Imazhi më shumë se kurrë sot është një mjet për të arritur diçka, marketing, politikë, propagandë, shitje apo famë.  

Posteri mbetet si një ndër armët për të tërhequr vëmendjen e popullit. Një histori e shkurtër e imazhit të propagandës është ajo çka prezanton historiani i artit Rubens Shima duke gërmuar thellë në arkivin e shtetit dhe në Bibliotekën Kombëtare.

Rubens Shima e sjell këtë botim studimor të ndarë në 5 periudha të ndryshme të politikës shqiptare. Ndonëse historian arti, Shima tregon se nëse flasim për estetikën e këtyre imazheve, do të mbetemi fjalëpakë e të zhgënjyer.

Libri i përqaset 150 imazheve që me ambicien e Shimës mund dhe të ekspozohen për publikun.