Pamjet nga kamerat e sigurisë, lëvizjet e Arjan Salës në momentin që ra zjarri

A2 ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë lëvizjet e Arjan Salës në momentin që ra zjarri në qendrën tregtare.

32-vjeçari, shef i sigurisë në qendrën tregtare, hyri në magazinën ku ra zjarri dhe pasi shpëtoi 25 persona, u bllokua mes flakëve dhe humbi jetën.

Ditën e djeshme, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shpalli Arjan Salën, “Dëshmor të Atdheut”. 

Trupi i Salës mbeti i bllokuar për 3 ditë me radhë, pasi forcat zjarrfikëse nuk mund të ndërhynin për shkak të terrenit të vështirë.

Gjatë ditës së djeshme, familjen e të ndjerit e ka vizituar dhe kryeministri Edi Rama.

  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4
  • LAJMI I FUNDIT | Të ftuar: Çlirim Gjata, Genti Malko, Lutfi Dervishi, Ilir Kalemaj
  • LAJMI I FUNDIT | PD drejt 13 qershorit - Absolut 4