Paralajmërimi i shkencëtarëve: Vaksina të reja mund të nevojiten brenda vitit

VAKSINAT MUTACIONET frame 834 1100x620

Planeti mund të ketë një vit kohe, e madje edhe më pak, para se vaksinat aktuale të koronaviruist të humbasin efektshmërinë e tyre.

Sipas një studimi të epidemiologëve, virologëve dhe ekspertëve të sëmundjeve infektive, shumë shpejt do të nevojiten modifikime të vaksinave për t’iu përshtatur mutacioneve të reja rezistente të koronavirusit. 

Shkencëtarët kanë theksuar prej kohësh se nevojitet një përpjekje globale vaksinimi për të neutralizuar kërcënimin e covid-19 përballë kërcënimit të varianteve të reja.  

Fushata e ngadaltë e imunizimit në shumë vende favorizon shfaqjen e mutacioneve që i rezistojnë vaksinave.

“Derisa të vaksinojmë të gjithë botën, fusha është e hapur për më shumë mutacione të cilat mund t’i rezistojnë vaksinave aktuale e do të kërkojnë modifikim të tyre”, thuhet në studimin e ekspertëve nga vende të ndryshme të botës.