Parashikimi i motit: 30 mars 2021

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta priten në të gjithë Shqipërinë nga mëngjesi deri pas mesditës kur vranësirat bëhen më të pakta dhe kalimtare. Mbrëmja dhe nata vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes, por mesdita ruan të njëjtat vlera termike në territor. Maksimumet luhaten nga 14 gradë në zonat malore deri 22 gradë në disa qytete të shtrirjes perëndimore shqiptare.

Era mbetet mesatare me drejtim verior dhe verilindor deri pasdite kur pritet forcim i erës në zonat perëndimore dhe brigjet detare ku dallgëzimi mbetet rreth 3 ballë; 4-5 ballë dallgëzimi gjatë pasdites në kanalin e Otrantos.