Presidenti i KE, Charles Michel publikon idenë e një traktati ndërkombëtar për pandemitë

michel 1100x620

“Nuk është çështje nëse, por kur do të ndodhë pandemia e ardhshme. Ne duhet të përgatitemi për ta përballuar. Ne duhet të sigurojmë qasje të drejtë në ilaçe dhe vaksina. Kjo pandemi ka theksuar dobësitë dhe ndarjet, është koha për t’u bashkuar dhe zbatuar një mbrojtje kundër pandemive”, kështu u shpreh Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i cili nisi idenë e një marrëveshjeje të re ndërkombëtare për përgatitjen dhe përgjigjen ndaj pandemive.

“Traktati është i dobishëm për të hartuar një kornizë ndërkombëtare për bashkëpunim, duke filluar me shkëmbimin e informacionit kur përballemi me fillimin e një pandemie të mundshme, për të investuar në kërkime dhe për të pasur ilaçe dhe çfarë nevojitet për të luftuar pandeminë”, tha Michel, duke shpjeguar vlerën e shtuar të projektit, i cili propozon “One Health approach”.

Traktati duhet të sjellë më shumë transparencë për të gjithë në zinxhirët e furnizimit dhe nivelin e prodhimit të vaksinave, u shpreh presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel duke folur para gazetarëve para prezantimit të traktatit.

“Në Evropë ne duhej të futnim masa për të pasur një transparencë më të madhe në zinxhirët e furnizimit. Unë besoj se një aspekt i rëndësishëm i këtij traktati mund të jetë transparenca”.

“Koha për të vepruar është tani. Bota nuk mund të presë fundin e kësaj pandemie për t’u përgatitur për të luftuar tjetrën”, tha kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke falënderuar Presidentin e Këshillit Evropian për “idenë e fuqishme” të një traktati global për të luftuar pandemitë.

“490 ditë emergjence globale kanë nxjerrë në pah më të keqen dhe më të mirën e njerëzimit. Ne duhet të veprojmë me guxim”, shpjegoi ai.

“Nga diskutimet me vendet anëtare, të gjithë ata duke përfshirë SHBA-në dhe Kinën, ata shprehën reagime pozitive dhe ne kemi besim se jemi në gjendje t’i përfshijmë të gjithë në proces”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, duke folur para gazetarëve.

“Ne do të kemi ide më të qarta deri në maj, kur do të zhvillohet asambleja e përgjithshme, por traktati do të duhet të mbulojë ndarjen e informacionit dhe teknologjive”.

Njoftimi i një traktati të ri ndërkombëtar për të luftuar pandemitë vijon në një editorial botuar në gazeta të ndryshme në botë dhe nënshkruar, ndër të tjera, nga udhëheqësit evropianë si Boris Johnson, Emmanuel Macron, Angela Merkel, Mario Draghi dhe Mark Rutte.