Prokuroria i kërkon ambasadës amerikane informacion për Tom Doshin

Prokuroria e Përgjithshme i është drejtuar me kërkesë ambasadës së SHBA për informacion dhe të dhëna mbi faktet e bëra publike për kandidatin për deputet Tom Doshi.

Ambasadorja Yuri Kim disa herë ka përmendur emrin e Doshit, si një person të cilit i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara që në vitin 2018 për shkak se “është i përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë”.

Megjithatë, kjo nuk e pengoi Doshin të përfshihej në listat për deputet të partisë Social Demokrate, të cilën edhe kryeson.

Në varësi të informacionit do të vlerësohen hapat e mëtejshëm, thotë prokuroria.