Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Qeveria ndryshon buxhetin, miratohen 10 milionë dollarë për vaksinën kineze

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 12:32 | Ekonomi
Qeveria ndryshon buxhetin, miratohen 10 milionë dollarë për

Qeveria ka miratuar pagesën e 10 milionë dollarëve për blerjen e vaksinës kineze, me të cilën ka nisur prej pak ditësh edhe procesi i vaksinimit masiv të popullatës.

Përmes një akti normativ në buxhetin e shtetit, vendoset t’i transferohen fondit rezervë 1 miliard lekë, duke ia hequr programit për studime dhe projektime.

Në dokumentin që hyn në fuqi menjëherë dhe miratohet më pas nga Parlamenti zbulohet gjithashtu se ka qenë një kompani turke barnash që ka shprehur interesin për të furnizuar vendin me vaksinën kineze.

Institucioni që do t’i bëjë pagesën distributorit turk, do të jetë Instituti i Shëndetit Publik.

Ky është ndryshimi i dytë që i bëhet buxhetit të shtetit këtë vit me akt normativ, pas rishikimit në fillim të shkurtit për të përballuar koston e zgjedhjeve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë