Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Raporti i TI, Sulstarova: Rastet u analizuan në bazë të tre kritereve të Transparence International

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 21:35 | Politikë
Raporti i TI, Sulstarova: Rastet u analizuan në bazë të tre

Rovena Sulstarova, menaxhere e Programit për Qeverisjen IDM komentoi në “Absolut 4” raportin e përgatitur nga Transparency International, që thotë se Shqipëria është vend me nivel të lartë korrupsioni.

Sipas Sulstarovës ka një database të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë në vend që përfshijnë hapësirën kohore 2008-2020. Ajo thekson se në këto raste përfshihen politikanë apo gjyqtarë, ka gjithashtu raste të kapjes së shtetit nga zyrtarë të lartë dhe kompani private si dhe raste të zvarritura apo të pandëshkuara në gjyqësor.

“Kemi një database të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë në vend që përfshijnë hapësirën kohore 2008-2020.

Natyra e të gjithë rasteve të përzgjedhura dhe të analizuara nga ne ndjekin në mënyrë rigoroze zbatimin e tre kritereve shumë të rëndësishme të përcaktuara nga metodologjia e komunikuar nga Transparence International.

Pra kemi përfshirjen e zyrtarëve të lartë publik si politikanë ose gjyqtarë, të cilët janë përfshirë në skema korrupsioni duke pasur parasysh përdorimin apo keqadministrimin e pronës publike përmes mjeteve korruptive në dëm të interesit publik dhe për interesa private.

Gjithashtu kemi raste të kapjes së shtetit, që kanë të bëjnë me ndërthurjen e organeve private me publike. Janë këto mjete klienteliste që janë krijuar mes zyrtarëve të nivelit të lartë dhe në disa raste na dalin të afërm të tyre dhe kompanive private, të cilët mund të jenë krijuar nga në lidhje miqësore, ose lidhje të tjera, të cilët kanë gjithmonë në qendër përdorimin e skemave korruptive për të shfrytëzuar një shërbim publik ose një funksion publik në interes të tyre.

E treta përfshin raste të cilat janë të lidhura me gjyqësorin. Raste që për shkak të problematikave ose mangësive, kanë bërë të mundur zvarritjen e procedimeve ose aplikimet e dënimeve shumë të lehta që kanë garantuar pandëshkueshmërinë e tyre.”, u shpreh Sulstarova.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani