Rastet e trombozës, edhe Berlini kufizon përdorimin e AstraZeneca

KR ASTRAZENECA frame 1474 1100x620

Berlini njoftoi se do të ndërpresë përdorimin e vaksinës AstraZeneca te persona nën moshën 60-vjeçare, si masë parandaluese, pasi 31 raste të mpiksjes së gjakut u raportuan në Gjermani pas vaksinimit.

Sipas agjencisë së lajmeve DPA, dy spitale në kryeqytetin gjerman e kishin pezulluar me herët dhënien e vaksinës për gratë nën moshën e 55-vjeçare për shkak te rrezikut të shtuar nga trombozat.

Më herët gjatë muajit, Agjencia Europiane e Barnave deklaroi se vaksina nuk lidhej me rrezik të shtuar për çrregullime gjaku, pasi një sërë vendesh e kishin pezulluar përdorimin e saj.