Revolucion në ushtrinë zvicerane, vajzat nuk do veshin rroba meshkujsh

41136738 9419505 image a 1 1617126307545 600x338

Femrat në ushtrinë zvicerane nuk do të veshin më rroba burrash. Kjo është nisma më e re e Ministrisë së Mbrojtjes në Zvicër me qëllim për të rekrutuar më shumë vajza t’i bashkohen forcave të armatosura.

Momentalisht të gjithë ushtarakët në ushtrinë zvicerane kanë të njëjtat rroba, që nënkuptojnë veshje burrash, pavarësisht gjinisë.

Por me projektin e ri që starton në muajin prill, femrat në ushtri do të kenë veshje të dizenjuara për do.

Nisma mbështetet dhe nga ministrja e Mbrojtjes, Viola Amherd e cila deklaron se nëse ushtria kërkon të ketë më shumë femra në radhët e saj duhet të pranojë dhe disa ndryshime që në këtë rast nisin nga uniforma.