Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

SHBA shkon drejt 550 mijë viktimave, ish-koordinatorja e Trump: Një pjesë të madhe mund ta kishim shmangur

Nga A2 CNN
30 Mars 2021, 09:56 | Bota
SHBA shkon drejt 550 mijë viktimave, ish-koordinatorja e Trump: Një

Shtetet e Bashkuara, edhe pse me shifra shumë më të ulëta falë fushatës masive të vaksinimit që ka imunizuar deri më tani, 15.5% të popullatës me dy doza, po i afrohet gjithsesi 550 mijë viktimave nga pandemia e koronavirusit.

Për këtë arsye, kanë shkaktuar shumë polemika fjalët e ish-koordinatores së Task Forcës amerikane kundër pandemisë nën presidencën Trump, Deborah Birx. Mjekja e njohur, në një intervistë për CNN, pohoi se vala e para goditi fort vendin, dhe ishte e kuptueshme papërgatitje, por në muajt në vijim strategjia e Shtëpisë së Bardhë ishte e gabuar, me një kosto shumë të madhe jetësh që ndoshta mund të shpëtoheshin.

“Unë e shoh kështu. Valën e parë kishim një justifikim, se ishim të gjithë të papërgatitur. Ajo fazë i kushtoi vendit rreth 100 mijë viktima. Por të gjithë të tjerat mund të shmangeshin në pjesën më të madhe”.

https://a2news.com/2021/03/29/jemi-larg-fitores-me-covid-19-biden-90-e-te-rriturve-ne-shba-do-te-mund-te-vaksinohen-deri-me-19-prill/

Birx vijoi duke treguar klimën që sipas saj ekzistonte në Shtëpinë e Bardhë, dhe qasjes mosbesuese të paktën në fillim ndaj rrezikshmërisë së COVID-19.

“Ishte një ndjesi e qartë në Shtëpinë e Bardhë që presidenti nuk mbështeste masa si vënia e maskave, por edhe pjesa më e madhe e stafit të Shtëpisë së Bardhë nuk e merrte seriozisht pandeminë”, deklaroi Birx.

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar pragun e 30 milionë rasteve, ndërkohë që deri më tani janë injektuar më shumë se 143 milionë vaksina.

A2 CNN Livestream

Dita jonë