“Sherr” mes elefantëve, boshatiset cirku

Qindra spektatorë të trembur braktisën sallën e cirkut në Rusi pas një sherri që nisi papritur mes dy elefantësh.

Dy kafshët gjigande shkaktuan kaos në sallë kur nisën papritur të shtynin njëri-tjetrin gjatë numrit të tyre në cirkun e ngritur në Kazan.

Elefantët të quajtur Jenny dhe Magda e zgjatën disa minuta përplasjen mes tyre dhe trajneri Eduard Sheishenbekov tregon se një prej kafshëve pësoi dëmtime të rënda.