Siguria rrugore, mungesa e kolaudimit ul vigjilencën e drejtuesve të mjeteve

Një pjesë e madhe e flotës prej mbi 600 mijë automjetesh qarkullojnë sot në rrugët e Shqipërisë pa certifikatën e kontrollit teknik. Për ekspertin e sigurisë rrugore Fatmir Hasho, zgjatja e ndërprerjes së ofrimit të këtij shërbimi rrezikon të kthehet në një problem serioz.

Sipas Hashos, mungesa e një certifikate të vlefshme mund të krijojë probleme edhe për industrinë e transportit të mallrave, apo për lëvizjet jashtë kufijve.

Në drejtim të sigurisë, Hasho e vlerëson mungesën e kontrollit më problematike mungesën e kontrollit në mjetet si taksitë, autobusët, autoambulancat, etj., që deri më tani e kanë pasur të detyrueshëm t’i nënshtrohen kolaudimit çdo 6 muaj.