Vaksina e AstraZeneca, Kanadaja ndalon përdorimin te personat nën 55 vjeç

Kanadaja do të pezullojë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca te personat nën moshën 55-vjeçare dhe do të kërkojnë një analizë të re mbi përfitimet dhe risqet e vaksinës bazuar te mosha dhe gjinia. Një vendim i tillë vjen pas raportimeve për raste të rralla, por shumë serioze të mpiksjes së gjakut, hemorragjive e në shumë raste edhe vdekjeve pas vaksinimit, kryesisht te gra të moshës së re.

Në Kanada nuk janë evidentuar raste të tilla pas injektimit të rreth 307 mijë dozave të Astra Zenecas.

“Siç e dini janë vërejtur raste të rralla të mpiksjes së gjakut te qytetarët e vaksinuar me Astra Zeneca në Europë. Rastet e identifikuara deri më tani kanë qenë kryesisht te gra nën moshën 55 vjeç, dhe kanë ndodhur mes 4 dhe 16 ditëve pas sigurimit të vaksinës”, deklaroi Shelley Deeks, e Komitetit Këshillues mbi Imunizimin.

Autoritetet sqaruan se Kanadaja po merrte një masë të tillë, parandaluese, pasi kishte në dispozicion alternativen. Shumica e furnizimeve deri më tani kanë ardhur nga Pfizer dhe Moderna. Studiuesit besojnë se fenomeni i çrregullimit të gjakut te disa persona të vaksinuar me Astra Zenecan është i ngjashëm me atë që ndodh me një ilaç për hollimin e gjakut, i quajtur Heparin.

Në raste të rralla ilaçi dikton sistemin imunitar të prodhojnë antitrupa që aktivizojnë palatelet, duke shkaktuar mpiksje gjaku.