Ylli viking që të gjithë e ëndërrojnë, Raiola flet për të ardhmen e tij

Haaland 1 1100x620

Erling Haaland është talenti më i përfolur këtë sezon. Agjenti i tij, Mino Raiola, është duke parë opsione për të ardhmen e tij. Në syrin e Raioles, Haaland mund të luajë në çdo kampionat në të gjithë botën.

Statistikat e Erling Haaland te Borussia Dortmund janë të shkëlqyera, në 36 ndeshje ai ka arritur të  shënojë 34 gola. Për një sulmues 20-vjeçar këto shifra janë të pabesueshme.

Haaland këtë verë do të largohet nga Dortmund duke thënë se “ndoshta u tregova i kujdesshëm kur zgjodha Borussia Dortmund, por nuk e di ku po shkoj”.

Ai ka shprehur në një intervistë se idhulli i tij është Robert Lewandowski, futbollist i Bayern. Ai shikon çdo seancë stërvitore dhe çdo ndeshje. Një mundësi shumë e mirë është që këtë verë mund t’i bashkohet dhe ai Bayern.