32 viktima dhe mbi 1500 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

maqedoni covid 1100x620

Një tjetër bilanc tragjik nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.

Kështu, në 24 orët e fundit janë raportuar 32 viktima, ku më i riu mes tyre ishte 33-vjeç. Po ashtu, autoritetet raportojnë 1511 raste të reja nga 4445 testime. Vatra më e nxehtë mbetet Shkupi me 654 infeksione.

Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 shkon në mbi 130 mijë kurse i viktimave shkon në 3.781.

Për momentin shënohen 19,262 raste aktive ndërsa regjistrohen 587 të shëruar.