Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

"A2 Business", pse largohen mjekët nga Shqipëria?

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 21:28 | Ekonomi
"A2 Business", pse largohen mjekët nga Shqipëria?

Largimi i mjekëve nga Shqipëria ishte një nga temat që u prek në “A2 Business”.

Mjeku Artan Koni u shpreh se “mjekëve të rinj nuk i hapen dyert të gjithëve njësoj”.

“E ndjejnë që nuk ka meritokraci këtu dhe jashtë shtetit trajtohen më mirë dhe kanë më shumë siguri për jetën”, deklaroi Koni.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Rezart Prifti, “mjekët ikin nga Shqipëria për të njëjtën arsye që ikin edhe profesionistët e tjerë”.

“Nuk është vetëm çështje page, është çështje meritokracie dhe sistemimi kur mbarojnë shkollën. Ne jemi në kushte afrikane deri diku”, tha Prifti.

Ndërsa Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë, tha: “Kam qenë nga të parët që e kam ngritur këtë shqetësim. Mjekët largohen sepse ekziston mundësia për të punuar si mjek jashtë shtetit. Para disa viteve, Perëndimi nuk kishte nevojë për mjekë. Tani, për shkak të nevojave që ka Gjermania, e liruan mundësinë e shkuarjes së mjekëve. Mjafton vetëm një provim gjuhe për të punuar atje. E dyta, mjekët u anatemuan dhe u trajtuan si hajdutë xhepash. Figura e mjekut, nga personi më i nderuar i shoqërisë, përfundoi si njeri i përçmuar. Pandemia e rivlerësoi figurën e mjekut”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli