Aguero dëshiron Barcelonën, Koeman dëshiron Depay

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 14:21
depay aguero 965x579

Aguero dëshiron Barcelonën, Koeman dëshiron Depay

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 14:21

Tashmë është bërë fakt i kryer që Aguero do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit për shkak të kontratës që ka.

Argjentinasi deklaroi se do t’i japë fund karrierës 10-vjeçare te “citizens” dhe dëshira e tij është të luajë në krah me bashkatdhetarin e tij Lionel Messi.

Ai ka qenë shumë afër kontratës me Barcelonën në kohën kur u largua nga Atletico Madrid dhe tani flitet për një lëvizje e tij drejt “Camp Nou”-t. Aguero është i lirë të vendosi ku të dojë ai të luajë duke filluar nga 1 korriku, i cili ka disa oferta nga ekipe të ndryshme. Favoriti mbetet Barcelona, klubi që dhe vet Aguero dëshiron.

Problem për Argjentinasin është trajneri Ronald Koeman, i cili dëshiron Memphis Depay. Holandezi është pjesë e skuadrës franceze Lyon dhe këtë verë lojtari largohet me parametra 0. Pyetja për Barcelonen është: Aguero apo Depay?

Dëmtimet e Aguero-s kohët e fundit i bëjnë drejtuesit Blaugranas që të mendohen shumë përpara se të bëjnë lëvizjen përfundimtare. Me dëmtimin e fundit muskulor bëri që të mungojë 17 ndeshje me Manchester City-n.

Një tjetër problem kundrejt Depay është dhe diferenca e moshës duke qenë se holandezi është 5 vjet më i vogël.

Në garë janë dhe Chelsea, Juventus, Paris Saint-Germain dhe Independente për të blerë të drejtat e argjentinasit.