Alarm te Bayern, PSG “fërkon duart”… Lewandowski rreth 4 javë jashtë fushave

Robert Lewandowski poloni angli mungone bayern psg champions league 1100x620

Golashënuesi i kampionëve të Europës, Robert Lewandowski, pas fitores 3-0 ndaj Andorrës ka pësuar një dëmtim në ligament dhe do të mungojë dy ndeshjet e ardhshme në 1/8 e Champions League kundër Paris Saint-Germain. Këtë lajm e bëri të ditur klubi gjerman duke i uruar shërim të shpejtë sulmuesit të tyre.

Ai gjithashtu ka lënë menjëherë dhe kombëtaren e Polonisë, e cila sot luan një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikueset e Kupës së Botës 2022, kundër Anglisë, duke u kthyer në Gjermani për të bërë kontrollin me mjekët e skuadrës së Bayern Munich. Mesa duket, golashënuesi më i mirë në historinë e Polonisë, sot do e mbështesë skuadrën e tij nga shtëpia.

Zëvendësuesi i vetëm i polakut te Bayern është 32-vjecari Choupo-Moting, i cili nuk ka pasur shumë minuta të luajtura këtë sezon nga trajneri Hans Flick. Një lajm shumë i keq ky për bavarezët, duke qenë se Lewandowski ishte në një super formë, pasi kishte shënuar 35 gola në 25 ndeshje.

Megjithatë, gjermanët e kanë treguar se nuk dorëzohen lehtë. Bayern ka një grup lojtarësh me kualitet shumë të lartë. Kampionët e Europës janë një “makineri” golash këtë sezon me 78 realizime në 26 ndeshje, me një mesatare prej 3 golash për ndeshje.