Bardhi: Koncepti i shëndetësisë falas, krejtësisht i pavërtetë

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 21:16
bardhi 1024x576

Bardhi: Koncepti i shëndetësisë falas, krejtësisht i pavërtetë

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 21:16

Gazetarja Egla Bardhi theksoi në “A2 Business” se “koncepti i shëndetësisë falas është krejtësisht i pavërtetë”.

“Pacientët tanë jo vetëm që paguajnë për shëndetësinë, por edhe në shifra të papërballueshme. Ne kemi paketa të shërbimeve shëndetësore, por që nuk funksionojnë për shkak të mungesës së aparaturave apo medikamenteve”, tha Bardhi.

“Ne paguajmë sigurim shëndetësor, çdo muaj shqiptarët paguajnë 3,4% nga paga e tyre për shëndetësinë. Kanë nisur të hidhen disa hapa, por janë të bukura në letra, jo në zbatim”, shtoi Bardhi.