Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Britney Spears thyen heshtjen pas dokumentarit për jetën e saj: Kam qarë për dy javë

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 17:21 | Showbiz

Britney Spears tha se ka qarë dy javë pasi dokumentari për jetën dhe karrierën e saj u publikua në media në muajin shkurt.

"Nuk e kam parë dokumentarin, por ato pjesë që pashë prej saj më bëjnë të ndihem e turpëruar për pozicionin në të cilin më vendosën. Kam qarë për dy javë dhe ndonjëherë, qaj ende.", deklaroi Britney në Instagram/

Në postim, Spears shfaq dhe një video të saj duke kërcyer:

"Kam qenë e ekspozuar gjithë jetën time, duke performuar përpara të tjerëve. Duhet shumë forcë që t'i besosh universit me gjithë dobësitë e tua sepse unë kam qenë gjithmonë e cënuar, e fyer dhe e turpëruar nga mediat. Jam ende dhe në ditët e sotme. Ndërsa jeta vazhdon, ne mbetemi ende njerëz të brishtë dhe të ndjeshëm.", shtoi Britney.

“Framing Britney Spears" flet për gjithë jetën e yllit të muzikës pop drejt majës së industrisë së muzikës. Në të trajtohen disa çështje si mënyra si u trajtua ajo në duart e mediave tabloide, hyrja e saj e pavullnetshme në një repart psikiatrik në vitin 2008 si dhe problemet që pasuan me kujdestarinë e të atit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani