Fansat në panik, Super Mario “do të vdesë” sot

Interneti po “shpërthen” nga lajmet në lidhje me “vdekjen e mundshme” të Super Marios së famshëm, i cili ndryshoi botën e lojërave video me “Super Mario Bros” 35 vjet më parë.

Në shtator, loja festoi 35-vjetorin e krijimit me lancimin e dy lojërave klasike, “Super Mario 3D All-Stars” dhe “Super Mario Bros 35”, që do të të jenë në dispozicion deri më 31 mars.

Nintendo i cili zotëron ekskluzivitetin e Super Marios, gjithashtu nxorri në shitje produkte të tjerë të lojës, duke theksuar se ato do të jenë në treg deri më 31 mars.

Fansat janë përpjekur të kuptojnë pse shitjet e produkteve të reja do të ndalojnë. Shumë kanë spekuluar se kjo do të thotë se “jeta e Marios” do të marrë fund pikërisht sot.

“Mario vdes. Unë tashmë mund ta ndiej dhimbjen,” shkruan një përdorues në Tëitter.

Nintendo nxiti thashethemet kur iu kujtoi adhuruesve të lojës, muajin e kaluar se produktet nuk do të ishin për shumë gjatë në treg.

Thuhet se “Super Mario 3D All-Stars” do të vazhdojë të jetë në dispozicion vetëm për ata që e shkarkojnë atë para 31 marsit dhe “Super Mario Bros 35” nuk do të luhet fare pas asaj date.

Gjithashtu vlen të përmendet edhe që kjo është një ide marketingu sepse 31 marsi vjen para Ditës së Gënjeshtrave.