Fondi i përkthimit, letërsia shqipe mbetet në rajon

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 19:14

Fondi i përkthimit, letërsia shqipe mbetet në rajon

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 19:14

Fondi i përkthimit, apo thënë ndryshe paratë që do të lëshohen për përkthimin e autorëve shqiptarë në gjuhë të huaj janë një ndihmë po aq modeste sa edhe vitin e shkuar.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit e konfirmon këtë. Alda Bardhyli konfirmon po ashtu se kërkesat që janë dorëzuar këtë vit janë po ashtu për autorët bashkëkohorë shqiptarë, ndonëse misioni i saj është të lobojë edhe për autorët e traditës.

Vijon ende të mbetet interesi te gjuhët si italishtja, frengjishtja apo greqishtja. Ndonëse kohë të vështira për artin, Bardhyli thekson se është e kënaqur me numrin e aplikimeve, ndonëse puna më e madhe, ajo e klasifikimit të fituesve fillon pas 31 marsit që është edhe afati i fundit i dorëzimit të kërkesave.