Fushata e PS në Shkodër, Rama: Hera e fundit që uji është temë elektorale

rama uji i pijshem  1100x620

Kryeministri Rama ka vijuar takimet elektorale në qarkun e Shkodrës.

Nga Vau i Dejës dhe Bërdica ku ishte i pranishëm për inspektime, Rama premtoi ujë 24 orë si dhe përmirësim të sistemit elektrifikues në zonë.

“Në të gjitha qendrat më të mëdha të Shqipërisë do të kemi 24 orë ujë brenda 2022. Uji është hera e fundit që është temë elektorale. Në zona që nuk ka pasur ujë 24 orë as në kohën e Komunizmit, kjo gjë do të zgjidhet njëherë e mirë. Ka akoma shumë për të bërë sepse kur ne e morëm detyrën, OSHEE ishte gropë e madhe dhe të gjitha këto linja ishin në mëshirë të fatit. Në raport me ku ishim, sot është nata me ditën”, u shpreh Rama.