Gjermania pëson humbjen e parë pas 20 vitesh në kualifikueset e një Botërori, Italia nuk di të ndalet

Përditësuar më: 1/4/2021, ora 10:21
gjermani maqedoni

Gjermania pëson humbjen e parë pas 20 vitesh në kualifikueset e një Botërori, Italia nuk di të ndalet

Përditësuar më: 1/4/2021, ora 10:21

Janë mbyllur 14 ndeshjet eliminatore të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Surpriza e mbrëmjes ishte Maqedonia e Veriut, që mundi në transfertë Gjermaninë, me rezultatin 1-2. Golat e suksesit historik u shënuan nga Pandev dhe Elmas. Humbja e Gjermanisë bëhet edhe më historike, për faktin se është e para për Gjermaninë në kualifikueset e një Botërori pas 20 vitesh, që preh asaj disfate në Mynih në vitin 2001 kundër Anglisë, ku mundej 1-5.

Fitore ka korrur edhe Italia, që ka mposhtur 0-2 Lituaninë. Me 3 fitore radhazi dhe me asnjë gol të pësuar, “axurrët” kryesojnë grupin me pikë të plota.