Haradinaj akuzon Vetëvendosjen: AAK nuk e mbështet Vjosa Osmanin për presidente

SINK HARADINAJ OSMANI frame 245 1100x620

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njoftoi se nuk ka ndryshuar qëndrim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Ramush Haradinaj tha se deputetët e partisë së tij nuk do ta mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit dhe akuzoi Vetëvendosjen se nuk i bëri një propozim konkret për marrëveshje politike.

“Ne kemi mirëpritur mundësinë me biseduar me fituesit e zgjedhjeve me zotëri Kurtin dhe zonjën Osmani, nuk kemi marrë prej tyre propozim, kërkesë, marrëveshje politike për të votuar presidenten ose qeverinë, nuk kanë kërkuar prej neve bashkëpunim, nuk jemi pjesë e një marrëveshje për votimin e kandidates për presidente.

Kemi parë qëndrimi e LDK-së, është një marrëdhënie e re në mes të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, por sa i përket Aleancës nuk ka ndryshuar asgjë”, tha Haradinaj.