Kërcënojnë rojën dhe grabisin paratë e një firme uji, policia në kërkim të autorëve

policia plagosje 1100x620
Foto ilustruese

Dy persona të paidentifikuar kanë grabitur një firmë uji në fshatin Zhamë Sektor të Njësia Administrative Dushk në Lushnjë. Policia njofton se ata kanë kërcënuar rojën dhe kanë marrë një sasi parash të kompanisë së ujit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, ndërkohë që policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.