Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s merr vendime të rëndësishme, Duka: Hiqet kufizimi për tifozët, vendosin autoritetet lokale

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 13:21 | Futboll
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s merr vendime të rëndësishme, Duka:

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi mbledhjen e radhës, e cila është mbajtur online dhe janë marrë disa vendime të rëndësishme.

Lajmi është bërë i ditur nga FSHF, duke qenë se në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Sot u miratuan një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë ndikim të menjëhershëm në futbollin europian, siç është pranimi i spektatorëve në stadiume, duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes 30% që ishte vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s më 1 tetor 2020. Në të  njëjtën kohë do të hiqet ndalimi për spektatorët që marrin pjesë në ndeshjet e futsallit. Vendimi për pjesëmarrjen totale të lejuar të spektatorit do të jetë nën përgjegjësinë ekskluzive të autoriteteve përkatëse lokale ose kombëtare. Në këtë vendim është ndaluar shpërndarja e biletave ose ftesave për tifozët udhëtues deri para finaleve të garave për klube të UEFA-s që do të zhvillohen në maj 2021.

Një pikë tjetër e rëndësishme ishte zgjatja e afatit për rregullin e pesë zëvendësimeve në një ndeshje. Pas konfirmimit që ka dhënë Byroja e Këshillit të FIFA-s në 1 Tetor 2020 se ky rregull do të  zbatohet gjithashtu në ndeshjet kualifikuese 2020-22 për Kupën e Botës FIFA 2022. Në këtë ndryshim përfshihet edhe  UEFA Euro 2020 Qershor/Korrik 2021, finalet e UEFA Nation League në tetor 2021 dhe ndeshjet e Play off-it të UEFA Nations League në mars 2022. Vendimi i fundit i marrë në këtë mbledhje ishte ai për përcaktimin e skuadrat që do të marrin pjesë në Kupën e Botës së femrave FIFA U-20 në Kosta Rika në vitin 2022. Pas anulimit të Kampionati Europian U-19 për femra 2020-2021, e cila shërbente si kualifikuese për Kupën e Botës FIFA U-20, Komiteti Ekzekutiv miratoi përdorimin e koeficientit në raundin kualifikues të ekipeve për përcaktimin e ekipeve që kualifikohen në FIFA Youth World Cups. Në përputhje me kriteret e miratuara ekipet që do të përfaqësojnë Europën në këtë kompeticion janë Spanja, Franca, Gjermania dhe Holanda”, thuhet në njoftimin e FSHF.

A2 CNN Livestream

Dita jonë