Komiteti Teknik i Ekspertëve, Rakacolli: Situata e qëndrueshme, por mbetet delikate

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë u mblodh këtë të mërkurë për të analizuar gjendjes e pandemisë në vend. Kryetarja e këtij komiteti, Mira Rakacolli, bëri të ditur se situata paraqitet e stabilizuar, por delikate.

“Komiteti u mblodh për të vlerësuar indikatorët javorë. Situata në vend paraqitet e stabilizuar, me një ulje të lehtë incidencës, por sërish mbetet delikate”, u shpreh Rakacolli.

Më tej, Rakacolli theksoi se masat do të mbesin të pandryshuara, të paktën deri në javën e ardhshme.

“Mbi shifrat që kemi dhe mbi analizën e shkaqeve dhe situatave, ekspertët mendojnë situata mbetet e qëndrueshme në atë tendencë e vënë re që para një javë për uljen e lehtë të incidencës dhe në numrin e jetëve të humbura, por shifrat përsëri nuk janë aty ku duhet të jenë për të liruar situatën. Prandaj kemi menduar se masat të shikohen javën e ardhshme, me përjashtim të faktit, që maturat të fillojnë mësimin në klasë”.