KPK shkarkon nga detyra prokurorin Genc Qana

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës Genc Qana. Pasi zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit, Genc Qana turpi gjykues e mbështeti vendimin për shkarkimin e tij në problemet me deklarimin e pasurisë.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Qana konstaoi disa bilance negative në të dhënat për pasurinë.

 Genci Qana e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet ’90. Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në vitet 2003-2007 dhe prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitet 2008-2020.