Kriza politike dhe pandemia godasin rëndë Brazilin, presidenti nën presion

Mund të konsiderohet si kriza më e madhe e presidencës së tij. Zhair Bolsonaro i Brazilit po përballet me një presion të shtuar pasi kreu i ushtrisë, forcave detare dhe ajrore dhanë dorëheqjen, teksa vendi regjistroi bilancin më të lartë ditor të jetëve të humbura nga Covid-19.

Largimet e paprecedente të shefave të mbrojtjes shihen si një protestë ndaj përpjekjeve të presidentit për të ushtruar kontroll të pakufizuar mbi ushtrinë.

Kjo e uli dhe më tej popullaritetin e Bolsonaros, që ka qenë vazhdimisht në rënie të lirë si shkak i menaxhimit të keq të krizës shëndetësore.

 “Këto ndryshime kanë dy synime thelbësore. Të garantojnë një marrëdhënie më të mirë mes ekzekutivit dhe bazës së mbështetjes legjislative për të reduktuar presionin që Bolsonaro ka përjetuar në sektorë të ndryshëm të shoqërisë si dhe nga aleatët në Kongresin Kombëtar.

”Rreth 314mijë njerëz në Brazil kanë humbur jetën nga Covid-19, ndërsa vetëm të martën u raportuan 3780 viktima, shifra më e lartë ditore që prej shpërthimit të pandemisë. Shikon një person teksa vdes dhe nuk mund të bësh asgjë për të” , thotë Roberto Inacio, djali i një prej viktimave të COVID-19.

Presidenti i ekstremit të djathë, i cili erdhi në pushtet dy vite më parë, ka kundërshtuar vazhdimisht masat për frenimin e përhapjes së koronavirusit dhe u ka kërkuar brazilianëve që të mos ankohen për situatën e rëndë.