Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbrojtje fizike për prokurorin që firmosi fletën e arrestit për Ardjan Çapjen

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 10:37 | Kronikë
Mbrojtje fizike për prokurorin që firmosi fletën e arrestit

Komisioni i Posaçëm miraton mbrojtjen fizike për prokurorin e Elbasanit, Ritvan Sukaj, i cili firmosi fletën e arrestit për Ardian Çapjen.

53-vjeçari Çapja është arrestuar në banesën e tij, ndërsa nga kontrolli forcat Renea gjetën edhe një automatik kallashnikov, që Çapja e mbante në banesë.

Arrestimi i tij është realizuar në kuadër të hetimeve për një vrasje të dyfishtë në vitin 2012, në qytetin e Elbasanit, ku mbetën të vrarë babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri. Për këtë vrasje dyshohen si autorë Ardian dhe Florenc Çapja.

https://a2news.com/2021/03/29/elbasan-arrestohet-ardian-capja-ne-kerkim-florenc-capja/

Ndërkohë ndaj Ardian Çapjes janë kryer disa tentativa për eliminimin e tij fizik, ku më e fundit ishte ajo me snajper, ku Ardian Çapja u qëllua nga largësia brenda oborrit të banesës së tij, por që shpëtoi duke mbetur i plagosur.

Saga e hasmërive të familjes Çapja në qytetin e Elbasanit ka nisur që në vitin 2005, ku në një lokal u ekzekutua Sokol Çapja.

https://a2news.com/2021/03/30/fshihej-ne-banesen-e-ardian-capjas-policia-arreston-nje-person-ne-kerkim/

A2 CNN Livestream

Dita jonë