Mbyllet aplikimi për naftën pa taksa, mbi 20 mijë fermerë në e-Albania

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 14:30
Bujqesia ne shqiperi  1024x576

Mbyllet aplikimi për naftën pa taksa, mbi 20 mijë fermerë në e-Albania

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 14:30

Ka përfunduar më 30 mars afati i aplikimeve për përfitimin e kartës së naftës pa taksa. Në portalin e-Albania, sipas autoriteteve kanë aplikuar online  20561 fermerë, duke filluar nga janari i këtij viti.  

Numri më i madh i tyre është në qarkun e Korçës, Fierit, Beratit, Elbasanit, Dibrës dhe Tiranës.

Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural ka kryer verifikimin e  përputhshmërisë së dokumenteve të deklaruara nga fermeri  me ato që ka depozituar.

Fermerët që kanë kaluar me sukses këtë fazë,  i drejtohen agjencive të Ekstensionit Bujqësor (AREB), ose Agropikave për t’u pajisur me kartën e naftës falas të cilën e tërheq në një pikë karburanti.

Deri më 30 mars ishin kualifikuar/miratuar rreth 2 000 përfitues, për të cilët vazhdon pajisja me kartën e naftës.