“Merr në qafë njerëzit duke folur kështu”, debat i ashpër Gjata-Prifti në “A2 Business”

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 22:07

“Merr në qafë njerëzit duke folur kështu”, debat i ashpër Gjata-Prifti në “A2 Business”

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 22:07

Eksperti i ekonomisë dhe pedagogu në Universitetin e Tiranës, Rezart Prifti, në studion e “A2 Business” u shpreh se pandemia në Shqipëri është keqmenaxhuar, duke e quajtur spitalin Covid3 me termin “Horror3”.

“Mendoj se është keqmenaxhuar. Nëse nuk do ishte keqmenaxhuar, ai spitali Covid3 nuk do ishte Horror3, që nuk ngeli njeri pa u hedhur nga ballkonet”, tha Prifti.

Kjo deklaratë irritoi shefin e Shërbimit të Kirurgjisë, Arben Gjata, i cili tha se është turp të flitet në këtë mënyrë: “Është turp të flasësh kështu se në spital ka njerëz që kanë lënë kockat. Është turp, si mund ta thuash që spitali është horror. Të dëgjojnë qytetarët dhe do bëhesh përgjegjës për ata që humbin jetën. Merr në qafë njerëzit”.

Prifti iu përgjigj: “E kam hequr në kurriz unë dhe të afërmit e mi. Kur vjen puna për politika shteti, nuk më kërcet fare. Fakti që unë them të vërtetën për disa gjëra nuk zhbën profesionin tuaj, me gjithë respektin për ju si doktor dhe profesor. Duhen thënë të vërteta se nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të dalin doktorët duke duartrokitur. Ndodhi vetëm te ne”.