Meta: Koha për të ndalur shpopullimin është tani!

Meta konference 19 shkurt 2021 4 1100x620

Duke komentuar një studim të Institutin për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, mbi emigrimin e të rinjve shqiptarë, presidenti Ilir Meta bën thirrje për të ndalur shpopullimin e vendit.

“Largimi i trurit dhe i rinisë është një plagë e madhe për vendin. Një tjetër institucion prestigjioz bën me dije se fenomeni i shpopullimit në Shqipëri, gjatë viteve të fundit është përkeqësuar sidomos me largimin e grupmoshave 20-24 vjeç. Studimi vëren se nga 105 mijë qytetarë që ikin nga Shqipëria, 40,700 persona janë të arsimuar ose 40 për qind e totalit”, shkruan Meta në Facebook.

“Largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë duhet ndalur sa më parë. Të rinjve tanë u duhen ofruar më shumë shpresë, alternativa edukimi dhe punësimi, ndërsa të arsimuarve më shumë shanse të barabarta, vlerësim meritokracie dhe vende pune, ku të shfaqin talentin dhe potencialin e tyre intelektual. Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”! Koha për të ndalur shpopullimin është tani!”.