Përballja me Spanjën, Behgjet Pacolli premton shpërblim për lojtarët e Kosovës

PACOLLI SERBIA BE frame 1690 1100x620

Biznesmeni dhe politikani i njohur në Kosovë, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook ka premtuar një premio për futbollistët kosovarë nëse në mbrëmjen e sotme do të arrijnë të fitojnë ndaj Spanjës, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2022.

Reagimi i Pacollit vjen dhe pas “incidentit” në konferencën për shtyp të trajnerit Challandes, ku një gazetar spanjoll refuzonte të thoshte fjalën Kosovë”

“Kosova sonte shkruan histori në Sevilla. Përfaqësuesja e Spanjës sonte do të përballet me Kosovën në ndeshjen kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Unë personalisht besoj në përfaqësuesen tonë dhe atë do ta shpërblej në mënyrën time, në rast të një fitore ndaj Spanjës. Sonte ky shtet pa dyshim do ta “njohë” kush dhe cila është Kosova”, ka shkruar Pacolli.