Procesi i vaksinimit, Rama: Siguruam dhe 50 mijë doza të tjera vaksinë nga AstraZeneca

edi ramaaa 1100x620

Kryeministri Edi Rama ndahu në Facebook lajmin e mirë për mbërritjen e një sasie tjetër vaksinash të AstraZeneca brenda një kohe shumë të shkurtër.

Në një postim të shkurtër kreu i qeverisë tregon se 50 mijë doza të tjera të AstraZeneca janë siguruar jashtë marrëveshjeve të deritanishme.

Më herët gjatë ditës, ministrja Manastirliu njoftoi për mbërritjen e 20 mijë vaksinave nga Pfizer brenda muajit prill.