Rama reagon për grumbullimet e PD në fushatë: Policia nuk mund të futet në luftë me një tufë të papërgjegjshmish

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 18:36
Screenshot 2 15 997x579

Rama reagon për grumbullimet e PD në fushatë: Policia nuk mund të futet në luftë me një tufë të papërgjegjshmish

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 18:36

Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Shkodra sërish për çështjen e takimeve elektorale të opozitës, ku në shumë raste vihet re qartë një shkelje e masave të vendosura nga autoritetet kundër pandemisë.

Kreu i qeverisë u shpreh se shumë njerëz kanë të drejtë kur thonë se përse nuk ndërhyn shteti për të tilla raste dhe shtoi se policia nuk mund të futet në luftë me një tufë të papërgjegjshmish që kanë treguar se mund të bëjnë dhe më keq se saj.

“Në kulmin e një lufte për shëndetin e njerëzve, për jetën e tyre, këta vazhdojnë si në 1990 me makina, bori, ulërima nëpër rrugë duke u mbledhur me njëri-tjetrin dhe duke puthur në buzë Covid ndërkohë që lideri i tyre rri mbi makinë. Infektim masiv. Uroj që të mos përfundojnë nëpër spitale. Por ndërkohë që llogaria që bëjnë ata që i mbledhin është; punë e madhe se për 3 javë mbarojnë zgjedhjet. Janë bosh. Nuk duan t’ia dinë. Unë i kuptoj shumë njerëz që thonë shteti duhet të veprojë, njerëzit duhet të ndëshkohen, policia duhet të ndërhyjë. Njerëzit duhet të kuptojnë që policia ka të drejtë. Nëse policia reagon ndaj kësaj që bëhet e kanë treguar që bëjnë më keq. Policia nuk mund të futet në luftë me një tufë të papërgjegjshmish. I mbledhin dhe del Luli nga makina dhe bën një dasmë spontane në mes të rrugës. I mungon vetëm dajrja”, u shpreh Rama.