Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rrëzohet për të katërtën herë kërkesa për liri e Enkeleda Hoxhës

Nga A2 CNN
31 Mars 2021, 12:16 | Kronikë
Rrëzohet për të katërtën herë kërkesa

Është rrëzuar për të katërtën herë kërkesa për lirim e ish-gjyqtares së Krujës Enekeleda Hoxha. Gjykata nuk ka pranuar ankimimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të paraqitur nga Enkeleda Hoxha.

“Gjykata vendosi "mospranimin e ankimit nr. 72 akti datë 12.03.2021 ndaj vendimit nr. 85 datë 09.03.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar paraqitur nga mbrojtësi i kërkueses/ankueses E.H."

https://a2news.com/2021/03/09/gjykata-e-posacme-refuzon-kerkesen-per-lirim-te-gjyqtares-se-krujes-enkeleda-hoxha/

Gjyqtarja ishte pjesë e një grupi personash të arrestuar nën akuzën “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që drejtoi hetimin, kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë kriminale, sipas së cilës të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës përfitonin ulje dënimi duke dhënë sasi parash nga 6-12 mijë euro.

https://a2news.com/2021/02/15/klgj-pezullon-nga-detyra-gjyqtaren-e-krujes-enkeleda-hoxha/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli