Rriten blerjet online, Korçë, pandemia ul shitjet në dyqane

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 16:56

Rriten blerjet online, Korçë, pandemia ul shitjet në dyqane

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 16:56

Pandemia e COVID-19 ka rrënuar bizneset e vogla në qytetin e Korçës. Shumë dyqane veshjesh dhe tregjet kanë një fluks fare të dobët në krahasim me vitet e tjera. Fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm. Përveç ndihmës para një viti me të ashtuquajturat “paga lufte” biznesi në Korçë nuk ka marrë ndihma të tjera dhe as lehtësira të ndjeshme fiskale nga ana e autoriteteve lokale.

Sipas nënkryetarit të shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm në Shqipëri, janë me mijëra biznese të mbyllura si pasojë e rënies së fuqisë blerëse dhe mungesës se ndihmës nga shtetit.

Nga ana tjetër, pandemia duket se ka rritur blerjet online. Rritje të konsiderueshme kanë marrë blerjet për produkte të konfeksionit.

Ndoshta duhej kjo pandemi që edhe në Shqipëri të lulëzojë orientimi drejt tregut online që po tregon se e reklamon mallin më shumë se sa dyqanet fizike. Por ajo që ende mbetet në mëdyshje është cilësia e mallit ashtu siç reklamohet në rrjete sociale.