San Marino e shtrenjtë sa kartoni i Cikalleshit, Shqipëria vlen më shumë se 100 milionë euro

kombetarja shqiptare kunder san marinos vlera e ekipit kush eshte me i shtrenjti 600x338

Në vendin e fundit të renditjes së FIFA-s, me vetëm një fitore në historinë e tyre, San Marino është edhe përfaqësuesja me vlerën më të ulët të paktën Europë.

Shteti i vogël, që sot do të ketë përballë një tjetër Republikë, ka një diferencë jashtëzakonisht të madhe kur krahasohet edhe me Shqipërinë.

835 mijë euro, kaq është vlera e përgjithshme e futbollistëve të San Marinos sot, një shifër që është pak a shumë e ngjashme me atë të kartonit të sulmuesit kuqezi Sokol Cikalleshi.

Shqipëria në krahun tjetër, jo vetëm që renditet shumë më lartë se kundërshtarët, në vendin e 40 të klasifikimit të përgjithshëm të FIFA-s, por lë pas edhe përfaqësuese si Greqia, Irlanda e Veriut, Rumania apo Japonia, ndërsa kushton plot 107,1 milionë euro.

Marash Kumbulla, futbollisti i Romës, është lojtari më i shtrenjtë i përfaqësues tonë, të cilin “transfermarket” e vlerëson me shumën 27 milionë euro. Pas tij vijnë, Berat Gjimshiti me 22 milionë, portieri Tomas Strakosha me 18 milionë, e më tej mbrojtësi i Napolit Elseid Hysaj me 14 milionë euro.

Në grupin I, Shqipëria renditet në vendin katërt me një fitore, atë ndaj Andorrës, ndërsa San Marino mbyll klasifikimin në vendin e fundit me 0 pikë dhe me asnjë gol të shënuar.