Shqipëria merr 3 pikët, por vetëm 2 gola ndaj San Marinos

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 23:12
kombetarja 2 922x579

Shqipëria merr 3 pikët, por vetëm 2 gola ndaj San Marinos

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 23:12

Shqipëria bëri detyrën në transfertën e San Marinos, duke marrë 3 pikët e radhës në grup, por duke mos arritur të jetë bindëse në sulm.

Kuqezinjtë arritën të zhbllokojnë rezultatin vetëm në pjesën e dytë, kur në minutën e 63, Rey Manaj goditi me kokë saktë, pas një krosimi të Uzunit.

Në minutën e 85, ishte vetë Uzuni që dërgoi topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë.

Përveç dy golave, ekipi jonë goditi shtyllën dhe traversën me Hysajn dhe Gjimishitin respektivisht.

Me këtë fitore, Shqipëria ngjitet në vendin e tretë të grupit I, me 6 pikë.

Anglia vijon kryesimin pasi mundi Poloninë 2-1, ndërsa Hungaria renditet e dyta pas fitores së thellë 4-1 në transfertë ndaj Andorrës.