
Shtohen viktimat dhe të infektuarit nga koronavirusi në Kosovë
Ende i lartë vijon të jetë bilanci ditor i pandemisë së koronavirusit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëve të fundit 14 persona kanë humbur jetën ndërkohë që 923 të tjerë janë infektuar me Covid-19.
Që nga nisja e pandemisë në Kosovë janë infektuar 90.430 ndërsa 1.872 kanë humbur jetën.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.