Skandal në futbollin e moshave. Dhunë dhe grushte mes lojtarëve, prindërve e tifozëve

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 21:32

Skandal në futbollin e moshave. Dhunë dhe grushte mes lojtarëve, prindërve e tifozëve

Përditësuar më: 31/3/2021, ora 21:32

Kampionati i moshave rikthen dhunën në futboll. Ngjarja e rëndë ndodhi në ndeshjen e Kategorisë Superiore për 19-vjeçarë, ndërmjet Football Republic dhe Teutës, që përfundoi në barazim 2-2.

Në minutën e fundit, ekipi vendas kaloi përkohësisht në avantazh 2-1 me penallti. Nga ky moment, debati ndërmjet një prej sulmuesve të Football Republic me portierin kundërshtar bëri që situata të dilte jashtë kontrollit.

Përveç lojtarëve, në sherr u përfshinë prindërit, por edhe tifozët e pranishëm. Situata kaotike në fushë zgjati për disa minuta.

Reagimi i KF Teuta:

Klubi i Futbollit Teuta kërkon të bëjë me dije opinionin sportiv që distancohet nga aktet e dhunës të shfaqura në fundin e ndeshjes mes Football Republic U-19 dhe Teuta U19, zhvilluar në kompleksin sportiv “Football Republic”.

Incidentet ishin skandaloze dhe të papranueshme. Gjithçka ndodhi në fund të takimit, pasi Teuta barazoi në minutën e 93’, tifozët kanë hyrë në fushë duke goditur lojtarët e Teutës.

Futbollistët e Football Republic U-19 ishin nxitësi të dhunës, duke goditur me shkelma dhe grushta kundërshtarin duke e kthyer fushën e blertë në një arenë boksi.

Por dhe drejtori i “Football Republic”, Redi Jupi ka bërë një veprim aspak normal duke mos lejuar që policia të jetë e pranishme.(Kujtojmë që në këtë ndeshje sigura ishte ne durat e punëtorve të akademisë “Football Republic”, jo sipas rregullores së FSHF-së.

Futbolli ka mision bashkimin e vlerave njerëzore dhe jo përçarjen dhe skandalet.
Teuta gjithnjë ka mbështetur dhe do të mbështesë rregullat në këtë sport, futbollin fair-play”.

Kërkojmë nga institucionet përkatëse të marrin masa dhe të zbardhin sa më parë ngjarjen. Autorët duhet të vihen përpara përgjegjësisë.